Visa e kthen telefonin në një zgjidhje moderne arkëtimi për bizneset e vogla në mbarë botën
Mundësitë e reja në kuadër të zgjidhjeve Visa Accept dhe Visa Direct përmirësojnë mënyrën se si telefonat inteligjentë mbështesin pagesat digjitale për mikrondërmarrjet dhe tregtarët në tregjet në zhvillim
Visa ka prezantuar funksionalitete të reja në kuadër të zgjidhjeve Visa Accept dhe Visa Direct, të krijuara për të zgjeruar mënyrat se si telefonat inteligjentë mund të përdoren për kryerjen e pagesave digjitale. Këto përmirësime synojnë t’ua lehtësojnë menaxhimin e pagesave bizneseve të vogla në tregjet në zhvillim – nga shitësit ambulantë deri te tregtarët online në rritje – duke përdorur mjetet në të cilat ata mbështeten çdo ditë.
“Çdo afrim i kartës, skanim apo përdorim i një pajisjeje pagese përfaqëson një moment kyç në marrëdhënien me klientin, ndërsa bizneset e vogla nuk mund të përballojnë që procesi i pagesës të bëhet pengesë për një përvojë cilësore të klientit. Ne shohim një të ardhme ku mjafton një telefon inteligjent që një tregtar të pranojë çdo mënyrë pagese që preferojnë klientët, të sigurojë njohuri të vlefshme për biznesin dhe ta menaxhojë atë me besim. Kështu, sipërmarrësit shpenzojnë më pak kohë duke u përballur me sfidat e procesit të pagesave dhe më shumë kohë duke krijuar përvoja që i bëjnë klientët të kthehen”, tha Shahebaz Khan, Zëvendëspresident i Lartë dhe Drejtor i Zgjidhjeve Tregtare dhe të Transferimit të Parave për rajonin e Evropës Qendrore dhe Lindore, Lindjes së Mesme dhe Afrikës (CEMEA) në Visa.
Ndërsa një pjesë gjithnjë e më e madhe e tregtisë zhvillohet përmes telefonave inteligjentë, bizneset e vogla kanë nevojë për mënyra të thjeshta për të pranuar metodat e ndryshme të pagesës që përdorin klientët e tyre, qoftë me karta pagese apo kuleta digjitale. Visa ndihmon që telefoni inteligjent të shndërrohet në qendrën kryesore të operacioneve të bizneseve të vogla dhe të mesme, duke integruar në një pajisje të vetme pranimin e pagesave, kryerjen e pagesave dhe ndërveprimin me klientët. Nevoja për zgjidhje të tilla është e qartë: sipas raportit Visa Global SMB Macro Trends, 99% e bizneseve të vogla dhe të mesme të anketuara përdorin të paktën një mjet financiar digjital, ndërsa 85% prej tyre deklarojnë se të paktën një nga këto mjete ka kontribuar në përmirësimin e biznesit të tyre. Njëkohësisht, nga rreth 1.3 miliardë të rritur në mbarë botën që nuk kanë qasje në shërbime bankare, afërsisht 530 milionë tashmë përdorin telefona inteligjentë, çka përbën një mundësi të rëndësishme për zgjerimin e aksesit në shërbimet financiare digjitale1.
Visa Accept: Telefoni juaj është terminali juaj POS
Visa Accept e shndërron telefonin inteligjent në një terminal POS, duke u mundësuar tregtarëve të vegjël të pranojnë pagesa me kartë drejtpërdrejt përmes telefonit, pa pasur nevojë për pajisje shtesë. Klientët mund të kryejnë pagesa duke afruar kartën ose pajisjen e tyre, ose përmes një lidhjeje pagese, ndërsa fondet mund të transferohen në llogarinë e tregtarit pothuajse në kohë reale2, me sigurinë, besueshmërinë dhe mbrojtjen në rast ankesash që përdoruesit presin nga pagesat me karta Visa.
Për bizneset e vogla dhe të mesme që menaxhojnë me kujdes rrjedhën e parasë, shpejtësia është thelbësore. Raporti Visa Global SMB Macro Trends tregon se një në pesë biznese të vogla dhe të mesme të anketuara përballen çdo ditë ose çdo muaj me mungesë të mjeteve monetare, ndërsa pothuajse 28% e tyre kanë hasur vështirësi gjatë 12 muajve të fundit në përdorimin ose sigurimin e kredive dhe formave të tjera të financimit.
- Tregtarët mund të pranojnë pagesa me kartë përmes telefonit të tyre inteligjent dhe aplikacionit bankar, duke pasur qasje më të shpejtë në fondet e tyre.
- Lëshuesit e kartave mund t’u mundësojnë përdoruesve të kualifikuar të pranojnë pagesa drejtpërdrejt përmes aplikacioneve të tyre bankare, duke forcuar më tej bashkëpunimin me bizneset e vogla.
- Klientët gëzojnë të njëjtin nivel mbrojtjeje nga Visa, pavarësisht nëse paguajnë te një shitës ambulant apo në një zinxhir të madh tregtar.
Visa Accept është i disponueshëm në më shumë se 25 vende, ndërsa deri në vitin 2027 Visa pret që kjo zgjidhje të jetë e aksesueshme për miliona tregtarë në mbarë botën.
Visa Direct: Pagesat dalëse përmes të njëjtit telefon
Visa po përdor gjithashtu telefonat inteligjentë për t’ua lehtësuar bizneseve të vogla kryerjen e pagesave dalëse përmes zgjidhjes Visa Direct, platformës së saj për transferimin e menjëhershëm të parave*. Duke integruar Visa Direct në platformat bankare, fintech dhe ato të biznesit, pronarët e bizneseve të vogla dhe të mesme mund ta përdorin telefonin e tyre për të kryer shpejt pagesa për punonjësit, bashkëpunëtorët ose drejtuesit e mjeteve të transportit, për të realizuar rimbursime ose për të dhënë stimuj financiarë për klientët, si dhe për të dërguar para përtej kufijve* në karta pagese të pranueshme, llogari bankare ose kuleta digjitale, duke përdorur të njëjtën përvojë të thjeshtë përdorimi tek e cila mbështeten kur pranojnë pagesa.
Rreth Visa
Visa është një lider global në fushën e pagesave digjitale, e cila përmes aktivitetit të saj lehtëson transaksionet ndërmjet konsumatorëve, tregtarëve, institucioneve financiare dhe institucioneve shtetërore në më shumë se 200 vende dhe territore në mbarë botën. Misioni ynë është të lidhim botën përmes rrjetit më inovativ, më të përshtatshëm, më të besueshëm dhe më të sigurt të pagesave, i cili u mundëson individëve, bizneseve dhe ekonomisë të përparojnë. Ne besojmë se ekonomitë gjithëpërfshirëse, që u japin mundësi të gjithëve dhe kudo, ndihmojnë në prosperitetin e përbashkët dhe e shohin aksesin dhe përfshirjen si bazën e së ardhmes së qarkullimit të parasë.



