Arifi i përgjigjet Kurtit: Sot AAK-ja po i duhet për çështjen e presidentit
Avni Arifi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka reaguar ndaj kryeministrit Albin Kurti, pasi ky i fundit shprehu pakënaqësi për refuzimin e Aleancës për t’iu përgjigjur pozitivisht ftesës për takim.
Arifi rikujtoi se, pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, Kurti nuk e kishte ftuar fare AAK-në në diskutimet për formimin e institucioneve.
Sipas tij, situata ka ndryshuar vetëm sepse tani kryeministrit i nevojitet mbështetja e AAK-së në çështjen e zgjedhjes së presidentit.
“Kur foli dje Kurti për Aleancën, e kisha bindjen se ai përnjëmend beson se shqiptarët e kanë memorien e mizës. Ishte prekë tipi një “çikë” që Aleanca nuk ia ofroi hundën me ia ngrehë, por e kishte harruar që vetëm pesë muaj më parë Aleancën, siç tha ai dje, “të respektuar” (vakia e Zotit), as që e kishte ftuar në bisedime për krijimin e institucioneve.
Aleanca është e njëjta parti, të njëjtit njerëz dhe, përsërisë, të njëjtat qëllime. Ndryshimi i vetëm është se atëherë nuk i duheshim, sot po. Jo për krijim institucionesh sepse ai i ka numrat per kuvend e qeveri por per krijim te narratives se rrejshme se don me gjete koncenzus për Presidentin”, ka shkruar Arifi.
“Aleanca me ofertën e saj e ka treguar se interesin e vendit e vendos para interesit partiak. Nuk kerkon as nuk don asgje per vehte nga Kurti por as nuk e ka marre malli per biseda konstruktike me te
Kosova nuk ka kohe per “ llafe konstruktive”. Kosova ka nevoj për zgjidhje konstruktive. Gjashtë pikat e ofruara janë ofertë ku përfituesi më i madh është veç Kosove”, ka shkruar ai.



