PESË MINIATURA

13 korrik 2026 | 08:19

Marija Pavlikovska-Jasnozhevska (Poloni)

 

XHELOZIA

Luanesha e fjetur shtrirë në kafaz,

vështron në sy luanin, mbretin e dynjasë.

Mbreti i qaset ngadalë, plot ashk janë sytë e tija;

një damë i sheh nga jashtë dhe qan. Nga xhelozia!

 

DASHURIA

Nuk të kam parë plot një muaj.

Dhe – asgjë. Njësoj jam si më parë.

E heshtur paksa, mbase e ngrysur.

Jetoheshka, duket, edhe pa ajër.

 

VERBËRIA

E verbër jam. Më ka verbuar maji.

Asgjë nuk di, asgjë.

Veç erën e jargavanit e ndi’j

Dhe e di se ti – s’je më…

 

PULËBARDHA

Lart mbi mua malli lundron,

e më çik me krah pulëbardhe.

Vallë është i njëjti mall gjithmonë,

vërtet i njëjti, mbase…

 

MJELLMA

Si pikëpyetje fluturon mjellma

mbi pellg, tek derdhet drita…

Syhapur sheh, vështron njerëzia

plot me të papritura…

 

Marija Pavlikovska-Jasnozhevska (1895-1945). Kritika letrare e ka quajtur njëzërit “Safo polake”.

 

Shqipëroi: Agim Vinca

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lajmi i shumëpritur është konfirmuar, Ana dhe Kevin, ish-banorët e…