Presidenti Ademi udhëton në SHBA me ftesë të presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino

13 korrik 2026 | 19:30

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës me ftesë të presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, për të marrë pjesë në aktivitetet zyrtare që organizohen në kuadër të finales së Kupës së Botës.

Gjatë qëndrimit në SHBA, presidenti Ademi do të ndjekë nga afër dy ndeshjet gjysmëfinale, Francë –Spanjë dhe Angli –Argjentinë, si dhe finalen e madhe të turneut, e cila zhvillohet më 19 korrik në “MetLife Stadium” në Nju Jork.

Po ashtu, presidenti Ademi do të marrë pjesë në eventet madhështore të organizuar me rastin e finales së Kupës së Botës, ku do të jenë të pranishëm drejtues të federatave kombëtare, personalitete të futbollit botëror dhe mysafirë të shumtë nga e gjithë bota. Për herë të parë finalja do të shoqërohet edhe me një spektakël të veçantë në pushimin mes dy pjesëve, në organizim të FIFA-s dhe Global Citizen.

Presidenti Ademi ishte ftuar edhe në ceremoninë hapëse dhe kishte ndjekur nga afër disa prej ndeshjeve të para të Botërorit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputeti Ardian Kastrati, ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti,…