Mbyllet pa fitues ndeshja Malishevë – Prishtina

15 tetor 2026 | 19:46

Malisheva dhe Prishtina kanë barazuar 1:1 në ndeshjen përmbyllëse të xhiros së nëntë të Albi Mall Superligës, e zhvilluar të enjten në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë.

Skuadra vendase kaloi në epërsi në minutën e 29-të, kur Xhemail Ibishi realizoi pas një aksioni individual.

Prishtina reagoi në pjesën e dytë dhe arriti të barazojë rezultatin në minutën e 76-të, kur Assane Diatta shënoi nga pika e bardhë.

Me këtë barazim, Malisheva mbetet në krye të tabelës me 20 pikë, me gjashtë fitore, dy barazime dhe një humbje. Me pikë të barabarta renditet edhe Prishtina, e cila ka regjistruar gjashtë fitore dhe dy barazime, derisa ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar, atë kundër kampiones në fuqi, Dritës.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Eman Rrahmani, i cili ka qenë deputet i Lëvizjes Vetëvendosje…