Rama: Kosova rrezikon t’i humbasë Lojërat Mesdhetare 2030

15 tetor 2026 | 14:19

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka paralajmëruar se Kosova rrezikon t’i humbasë organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030, duke thënë se Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare (ICMG) ka konfirmuar mungesën e përgjigjeve institucionale.

Përmes një postimi në “Facebook”, Rama ka thënë se Prishtina i ka fituar të drejtat për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030 dhe se Komuna ka punuar në hartimin e masterplanit, përcaktimin e projekteve dhe lokacioneve, si dhe miratimin e tyre në Asamblenë e Kryeqytetit.

Megjithatë, sipas tij, në fazën kur përgjegjësia i takon Qeverisë qendrore dhe Komitetit Organizativ, Kosova po rrezikon ta humbasë këtë mundësi.

Rama ka kritikuar edhe kryeministrin Albin Kurti, të cilin e ka vendosur në krye të Komitetit Organizativ, duke vlerësuar se mungesa e veprimeve institucionale po e rrezikon organizimin e këtij aktiviteti sportiv.

Sipas Ramës, më 19 dhjetor do të shqyrtohet situata dhe do të procedohet me thirrjen e një Asambleje të Jashtëzakonshme, e cila do të vendosë për të ardhmen e Lojërave Mesdhetare.

“Kjo është humbja më e madhe për Kosovën dhe qytetarët e saj”, ka shkruar Rama, duke shprehur shqetësimin për rrezikun e humbjes së organizimit të këtij eventi ndërkombëtar sportiv.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka thënë se…