ASK: Konsumi i energjisë elektrike në gusht u rrit për 17,95 për qind

15 tetor 2026 | 13:56

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Energjisë për muajin gusht 2026, të cilat përfshijnë të dhëna për prodhimin dhe konsumin e thëngjillit dhe energjisë elektrike, si dhe për importin dhe eksportin e energjisë dhe energjentëve të tjerë.

Sipas ASK-së, konsumi i energjisë elektrike në gusht 2026 ishte 453,38 GWh, që paraqet një rritje prej 17,95 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit paraprak.

Ndërkaq, energjia elektrike bruto në dispozicion arriti në 544,61 GWh, duke shënuar rritje prej 8,46 për qind krahasuar me gushtin e vitit 2025.

Në të njëjtën periudhë, prodhimi bruto i energjisë elektrike nga hidrocentralet ishte 7,47 GWh, ose 33,24 për qind më i lartë krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak.

Pjesëmarrja e energjisë elektrike alternative në konsumin e përgjithshëm ishte 7,42 për qind.

Sa i përket tregtisë së energjisë elektrike, importi gjatë gushtit 2026 ishte 400,82 GWh, ndërsa eksporti arriti në 311,21 GWh.

Në sasinë e eksportuar përfshihet edhe energjia e transmisionit.

Ndërkohë, prodhimi i thëngjillit gjatë gushtit ishte 477,562 mijë tonë, duke shënuar rënie prej 3,65 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2025.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Ka nisur edicioni i ri i Ligës U13-U15, me zhvillimin…