Dogana e Kosovës shënon rritje të hyrave për periudhën janar – shtator 2026

15 tetor 2026 | 13:46

Dogana e Kosovës ka realizuar të hyra totale në vlerë prej 1 miliard e 521 milionë euro gjatë periudhës janar – shtator 2026, duke shënuar rritje prej 5.7% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2025, kur të hyrat arritën në 1 miliard e 439 milionë euro.

Kjo rritje reflekton performancën pozitive në mbledhjen e të hyrave doganore dhe kontributin e vazhdueshëm të Doganës së Kosovës në buxhetin e Republikës së Kosovës.

Sipas të dhënave për këtë periudhë, rritje është shënuar në të tri kategoritë kryesore të të hyrave: Taksa doganore: 145.67 milionë euro, me rritje prej 7.0% krahasuar me vitin 2025; Taksa e akcizës: 487.25 milionë euro, me rritje prej 1.9%; TVSH-ja: 884.71 milionë euro, me rritje prej 7.5%.

Dogana e Kosovës ka theksuar se mbetet e përkushtuar në zbatimin e legjislacionit doganor, parandalimin e parregullsive dhe kontrabandës, lehtësimin e tregtisë së ligjshme dhe sigurimin e të hyrave për buxhetin e shtetit.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Në mbledhjen e shtatë të Qeverisë, u miratua Projektligji për…