Kuvendi zgjedh Bashkim Nurbojan dhe Nora Latifi-Jasharin anëtarë të Bordit të BQK-së
15 tetor 2026
| 12:58
Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur Bashkim Nurbojan dhe Nora Latifi-Jasharin anëtarë joekzekutivë të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), raporton Ekonomia Online.
Në votimin e deputetëve, Nurboja ka marrë 56 vota, ndërsa Latifi Jashari 61 vota.
Lista e kandidatëve të përzgjedhur nga Paneli për Zgjedhjen e Kandidatëve për plotësimin e dy pozitave të anëtarëve joekzekutivë të Bordit të BQK-së, e cila i ishte përcjellë Kuvendit për votim, përfshinte katër kandidatë: Bashkim Nurboja, Nora Latifi-Jashari, Xhemajl Gashi dhe Burim Latifi.



