Nis edicioni i ri në Ligën U13-U15

15 tetor 2026 | 13:54

Ka nisur edicioni i ri i Ligës U13-U15, me zhvillimin e ndeshjeve të javës së parë, të luajtura më 14 tetor 2026.
Në pesë ndeshjet e kësaj jave u shënuan rezultate interesante, me Pejën që regjistroi fitoren më të thellë, duke e mposhtur Prishtinën (B) me rezultat 11:2. Fitore shënuan edhe Intelektualet, Mitrovica dhe Prishtina City, ndërsa dueli ndërmjet Bazelit 2015-16 dhe 2 Qershorit përfundoi në barazim.

Rezultatet e javës së parë:

Prishtina (B) – Peja 2:11
Intelektualet – Barileva 4:3
Mitrovica – Prishtina (A) 4:1
Bazeli 2015-16 – 2 Qershori 2:2
Prishtina City – Vizioni 4:2

Në javën e dytë më 18 tetor takohen: Prishtina (A)-Prishtina City, Barileva-16-Qershori, Peja-Mitrovica, Intelektualet-Prishtina (B), Vizioni-Bazeli 2015.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Rizgjedhja e Auditores së Përgjithshme të Republikës së Kosovës, Vlora…