Arrihet efekti i reagimit të Aulonë Memetit/ Nis largimi i shtretërve të dëmtuar në Klinikën e Pediatrisë nw QKUK

14 korrik 2026 | 12:46

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ka nisur largimi i shtretërve të dëmtuar nga Klinika e Pediatrisë, me qëllim përmirësimin e kushteve për pacientët dhe stafin shëndetësor. Ky veprim vjen pas raportimit publik të një nëne, e cila kishte ndarë përvojën e saj gjatë qëndrimit me fëmijën në objektin e vjetër të Pediatrisë, duke ngritur shqetësime për kushtet në klinikë.

Një ditë më parë, Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) kishte njoftuar për formimin e një komisioni ad-hoc, i cili do të shqyrtojë masat administrative ndaj punonjësve shëndetësorë lidhur me rastin. Largimi i shtretërve të dëmtuar është pjesë e veprimeve të ndërmarra pas reagimeve publike për gjendjen infrastrukturore dhe kushtet e qëndrimit në Klinikën e Pediatrisë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot Franca feston Ditën e saj Kombëtare, e njohur ndryshe…