Abdixhiku: Do të nisin përgatitjet për Kuvendin e LDK-së, s’mund të angazhohem në formimin e institucioneve

15 korrik 2026 | 19:41

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se pas verifikimit të nënshkrimeve që kërkojnë të mbahet Kuvendi i LDK-së, ka autorizuar sekretariatin e përgjithshëm që të nis menjëherë procedurat për mbajtjen e këtij kuvendi.

Ai ka theksuar se pas verifikimit të nënshkrimeve do të caktohet data dhe vendi i mbajtjes së Kuvendit të LDK-së.

Abdixhiku ka thënë se për shkak të këtyre zhvillimeve nuk mund të angazhohet tutje për formimin e institucioneve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka uruar FC Malishevën…