FFK-ja uron FC Malishevën për kualifikimin në raundin e dytë të UEFA Conference League

15 korrik 2026 | 18:38

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka uruar FC Malishevën për kualifikimin në raundin e dytë të UEFA Conference League, pas fitores së thellë ndaj Vllaznisë së Shkodrës.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, FFK-ja ka vlerësuar paraqitjen e skuadrës malishevase, e cila siguroi kalimin tutje pas triumfit 5:0 në ndeshjen e kthimit të zhvilluar në Kampin Nacional në Hajvali.

Pas humbjes 2:1 në ndeshjen e parë në Shkodër, FC Malisheva reagoi fuqishëm në përballjen e dytë, duke treguar karakter, cilësi dhe shpirt gare për të vazhduar aventurën evropiane.

FFK-ja ka përgëzuar futbollistët, stafin teknik, drejtuesit e klubit dhe tifozët për këtë sukses, duke theksuar se ky kualifikim është dëshmi e rritjes së vazhdueshme të futbollit kosovar në arenën ndërkombëtare.

“Ky kualifikim është një tjetër dëshmi e rritjes së vazhdueshme të futbollit kosovar dhe një motiv shtesë për të gjithë klubet tona që garojnë në arenën evropiane”, ka shkruar FFK-ja.

Në fund, Federata i ka uruar sukses FC Malishevës në raundin e dytë të UEFA Conference League.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Muhamet Selmani nga PDK-ja ka njoftuar se ka pranuar zyrtarisht…