Osmani tifo për anglezët: Argjentinës s’ia fali që e ka eliminuar Xhakën

15 korrik 2026 | 13:48

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka treguar se në gjysmëfinalen e Kupës së Botës mes Argjentinës dhe Anglisë do të bëjë tifo për anglezët, duke theksuar se eliminimi i Zvicrës nga Argjentina e ka bërë të ndryshojë preferencën e saj.

“Aty definitivisht jam me Anglinë. Po ta shohim edhe aty. Deri vonë kam qenë me Amerikën edhe me Zvicrën për arsye që dihen sepse gjithmonë jam me Amerikën. Edhe e dyta për shkak të Granit Xhakës në Zvicër. Gjithmonë e kemi përkrahur ekipin e Zvicrës e tash fatkeqësisht pas eleminimit të padrejtë të Zvicrës tash e dimë sigurt që me Argjentinën s’jemi”, tha Osmani, raporton KosovaPress.

Ajo tregoi se futbollin e ka ndjekur që nga fëmijëria dhe se Kampionatin Botëror po e shijon së bashku me familjen.

“Unë e kam përcjell prej kur kam qenë shumë e vogël çdo kampionat edhe botëror edhe evropian edhe kësaj radhe. Jemi kënaqur tash edhe bashkë me vajzat e mia edhe me bashkëshortin edhe atyre po ju intereson shumë futbolli vajzave të mia. Definitivisht për mua Ronaldo. Thash nuk ia fali që e kanë eliminuar Granit Xhakën se e ka merituar Zvicra me ec përpara”, përfundoi Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës u ka bërë thirrje të gjithë pjesëmarrësve…