Ballkani kalon në raundin e dytë të Conference League

16 korrik 2026 | 23:20

Plotë pesë gola u shënuan në ndeshjen Ballkani – Connah’s Quay, me skuadrën kosovare që kalon në raiundin e dytë kualifikues të Conference League.

Rezultati përfundimtar në stadiumin ”Fadil Vokrri” ishte 3-2 për tre herë kampionin e Kosovës.

Portokallezinjtë shkuan në pushim me një gol epërsi, pasi Edvin Kuc shënoi në minutën e 20-të.

Me të nisur pjesa e dytë, braziliani Giovanni dyfishoi epërsinë në minutën e 49-të, derisa Valentin Serebe shënoi golin e tretë në minutën e 57-të.

Pas këtij goli, Ballkani lëshoi ritmin e lojës, duke pranuar dy gola dhe madje rrezikoi edhe fitoren.

Max Woodcock realizoi për skuadrën uellsiane nga penalltia në minutën e 69-të, duke ngushtuar rezultatin në 3-1, ndërsa pas shtatë minutave shënoi edhe Hussein Mehasseb.

Connah’s në vazhdim tentoi të barazonte rezultatin, por Ballkani e kontrolli ndeshjen dhe arriti fitoren dhe kualifikimin në raundin e dytë të Conference League.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deklarata e ministres serbe Snezhana Paunoviq, e cila tha se…