Çmimet e naftës po rriten, CNN: Tash mungon një amortizues i rëndësishëm në tregun botëror

16 korrik 2026 | 08:36

Ndërsa trafiku në Ngushticën e Hormuzit edhe një herë është ngadalësuar ndjeshëm, tregu i naftës po përballet me të njëjtin shtrydhje që ka nxjerrë jashtë tregut miliona fuçi naftë në ditë që nga marsi.

Por botës tani i mungon një amortizues i rëndësishëm që ndihmoi në zbutjen e goditjes së mundshme të çmimeve të naftës herën e parë: rezervat strategjike të naftës bruto, shkruan CNN.

Sipas një postimi në blog të publikuar të mërkurën nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), një deficit prej rreth 4 milionë fuçish në ditë midis marsit dhe majit u kompensua nga pakësimi i rezervave të naftës bruto.

Gjatë luftës në Iran, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) zbatoi lirimin më të madh historik prej 400 milionë fuçish naftë nga rezervat e saj emergjente.

Edhe Kina ndihmoi në zbutjen e mungesës globale duke ulur prodhimin në rafineritë e saj dhe duke u mbështetur te rezervat e brendshme në vend që të blinte naftë në treg.

Megjithatë, FMN tha se një pjesë e madhe e këtij mekanizmi zbutës të goditjeve në furnizim tashmë është konsumuar.

“Ajo që e zbuti goditjen fillestare këtë herë ishte fakti se tregjet e energjisë kishin hapësirë për të manovruar dhe për ta përthithur atë”, thuhet në postim. “Nëse rezervat nuk plotësohen sërish, bota do ta nisë nga një pozitë më e dobët kur të vijë goditja e radhës”.

Në një shënim kërkimor të publikuar këtë javë, edhe Goldman Sachs tha se Kina mund të jetë duke u përgatitur të blejë më shumë naftë bruto, pasi synon t’i rimbushë rezervat e saj dhe çmimet kanë rënë nga nivelet më të larta të muajit maj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e zgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri,…