FIFA zgjedh Slavko Vincic për finalen Spanjë – Argjentinë të Botërorit 2026

17 korrik 2026 | 08:45

Finalja e madhe e Botërorit 2026 do të luhet të dielën, më 19 korrik, kur Spanja dhe Argjentina do të dalin përballë njëra-tjetrës në “MetLife Stadium” të New Jersey. Ndeshja është programuar të nisë në orën 21:00.

FIFA ka caktuar tashmë gjyqtarin e këtij dueli, duke i besuar drejtimin 46-vjeçarit slloven Slavko Vincic, një prej emrave të njohur të arbitrimit në futbollin evropian.

Vincic ka qenë së fundmi arbitër i finales së “play-off”-it të Botërorit 2026 mes Suedisë dhe Polonisë. Polonia kishte eliminuar Shqipërinë në gjysmëfinale.

Mes finaleve të tjera të rëndësishme që slloveni ka gjykuar në vitet e fundit është edhe përballja Borussia Dortmund-Real Madrid, akti përmbyllës i UEFA Champions League për sezonin 2023/2024.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se po vazhdojnë…