Vajtimet hipokrite të Kishës Ortodokse Serbe
Shkruan: Prof. Agim R. ZOGAJ
Gjuha kishtare serbe, e njëjtë me ideologjinë për “Serbinë e Madhe”
Pas një heshtjeje tinzare, ideologët e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë, sërish u shfaqën në opinionin publik, kësaj radhe, me shtrembërimet obstruktive, kundër Policisë së Kosovës, një ndër institucionet tona shtetërore më të respektuara. Këta klerikë serbomedhenj, që, në vend se të merren me Zotin merren me politikë serbëmadhe, çetnike, e rikthyen teorinë e politikës miloshiveçiane, me trillimin për gjoja, “rrezikun e zhdukjës së popullatës serbe në Kosovë”!? Shtetin e Kosovës ndërsa, e fajëson, e akuzon për, siç thuhet në Komunikatën e Dioqezës Rashkë / Prizren gjoja” diskriminim sistematik , frikësim, shkelje të zonave të mbrojtura fetare dhe uzurpim arbitrat të të drejtave dhe pronave të Kishës Ortodokse serbe”! Kjo gjuhë, e krerëve të Dioqezës Rashkë / Prizren, nuk ëshë gjuhë me konatacion fetar, por, drejtpërdrejt me objektiv, që nënupton se, objektivi i Komunikatës përkatëse, është politik! Prandaj, ata, flasin për “zonat e mbrojtura fetare”, ndërsa, dihet se, në rastin e Kosovës çfarë nënkuptojnë “zonat e mbrojtura fetare “për Kishën Ortodokse Serbe të Kosobvës? Prej kujt duhet të mbrohen? Insinuatat e shtabit të propagandës së Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë, janë aq monstruoze, të paargumentuara, të turpshme, njëjtë sikur gjithmonë, vet propaganda e Serbisë, dikur, nëpër dekada dhe sot.
Si duket, edhe krerët e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë, nën direktivat e politikës shoviniste, serbomadhe të Serbisë, janë frymëzuar, trimëruar me kursin më të ri, të propagandës shtetërore serbe kundër shtetit të Kosovës, jo vetëm rasti i ministres me prirje fashiste, Paunoviç. Gjithsesi, daljën në publik, opinion, me kaq agresivitet të Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë, kundër shtetit të Kosovës, duhet kuptuar edhe si një përpjekje të ideologjisë fetare ortodokse serbe, në frontin e përbashkët të shtetit serb kundër shtetit të Kosovës. Në rast se, dikush në Kosovë, ka menduar se, në luftën e përditshme diplomatike, të shtetit serb, nuk do të pozicionohen edhe krerët e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë, atëherë, delë të jetë medim i gabuar dhe tejet mashtrues. Kjo, jo vetëm, përse, vitin e kaluar, në shtëpinë e Zotit, në një Kishë Ortodokse Serbe në Banjskë, ishin strehuar grupe të terroristëve të Serbisë, me në krye, kryeterroristin Radojçiç?!
Kisha Ortodokse Serbe, po i “viktimizon” serbët kosovar!
Kisha Ortodokse e Serbisë, përgjatë historisë së saj, pra, edhe përgjatë historisë së politikës shtetërore të shtetit serb, kishte qenë faktor qenësor në krijimin dhe zbatimin e politikave hegjemoniste kundër popullit shqiptar, në Kosovë, në Mal të Zi, në Maqedoninë Veriore. Programet fashiste të të gjitha qeverive serbe, përgjatë historisë, që nga themelimi i Serbisë, Principatë e dalë nga Kongresi i Berlinit / 1878/, ishin sajuar, ideuar, frymëzuar me përkrahjen e veçatë të ideologëve të Kishës Ortodokse të Serbisë. Veprimtaria e Kishës Ortodokse të Serbisë, përkatësisht, e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë, kundrejt Kosovës, gjithmonë ka nënkuptuar konceptet ideologjike serbomëdha, të cilat, Kisha Ortodokse Serbe, përmes nacionalizmit religjioz i shndërron në veprime praktike politike. Edhe në vërslujen, trillimet shoviniste të Kishës Ortodokse Serbe të Kosovës, kundër Policisë së shtetit të Kosovës, kemi të bëjmë me klerikalizmin e thellë të shtetit serb, përcaktimin e lidhjës së besimit me shtetin. Deklarata publike e Dioqezës Rashkë / Prizren, e sajuar me trillime shoviniste, ku thuhet se “ …situate për komunitetin serbë po bëhet gjithnjë e më e vështirë”, dëshmon se aktualisht, Kisha Ortodokse Serbe po zhvillon luftën e ideologjisë kishtare kundër Kosovës, institucioneve të saja. E vërteta është se, në çdo periudhë historike, që nga themelimii shtetit serb, Kisha Ortodokse Serbe e ka përkrahur krijimin e “Serbisë së Madhe”, ideologjinë e pushtimit të tokave shqiptare e dëbimit të popullats shqiptare, fashizmin klerikal serb, gjenocidin serb kundër shqiptarëve. Në luftën e Kosovës, 1998/1999, kur, nën udhëheqjen e UÇK-së, populli i Kosovës zhvilloi luftë çlirimtare, Kisha Ortodokse Serbe, e braktisi Zotin dhe, propagandoi ideologjinë vrastare, të asgjësimit masiv të popullates autoktone shqiptare, barabar me institucionet shtetërore të Serbisë okupatore!
Nuk ka dyshim, riaktivizimi i propagandës kishtare, anti Kosovë, i Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë, është në sinkronizim të plotë me ofensivën diplomatike të Serbisë kundër Kosovës. Serbia, në këtë rrafsh, pra, të propagandës gebelsiane kundër shtetit të Kosovës, kundër afirmimit tonë në arenën ndërkombëtare, është në epërsi, edhe për arsye se, i ka relacionet funksionale me BE-në, me botën Perëndimore, me Rusinë, Kinën e shumë shtete të cilat, janë në hemisferën e të ashtuqjaturës “Bota Ruse/ Sllave”, pëkatësisht, “Bota serbe”. Siodoqoftë, Serbia, kundrejt Kosovës, po e rihap një front të ri të eskalimit të propoagandës serbomadhe, me objektiva tejet të rrezikshme për sgurinë në rajon. Kosova, institucionet e shtetit, veçmas ato të cilat mbajnë përgjegjësi për çështjet e sigurisë së vendi tonë, duhet të jenë aktive, të veprojnë, gjithnjë në bashkëpunim me aleatët tanë, të prirë nga ShBA-ja.



