Bllokimi i mërgimtarëve, Koci: Ministri e ambasadori duhet të jenë me bashkatdhetarët

19 korrik 2026 | 13:28

Avokati Arianit Koci ka reaguar pas një numër i madh i mërgimtarëve janë bllokuar në afërsi të kufirit Kroaci-Serbi, teksa kanë marrë rrugën për në Kosovë.

Koci që vazhdimisht është angazhuar në rastet e mërgimtarëve që kanë pasur probleme pasi janë ndaluar në Serbi, ka kritikuar heshtjen e zyrtarëve të shtetit lidhur me këto pritje të gjata të mërgimtarëve.

“Mërgimtarët tanë janë të bllokuar me orë të tëra në kufirin me Kroacinë. Cilado qoftë arsyeja, ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, ose së paku zëvendësministri, si dhe ambasadori i Kosovës në Kroaci, duhet të jenë bashkë me bashkatdhetarët”, ka shkruar Koci në ‘Facebook’.

Postimi i tij:

Mërgimtarët tanë janë të bllokuar me orë të tëra në kufirin me Kroacinë.

Cilado qoftë arsyeja, ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, ose së paku zëvendësministri, si dhe ambasadori i Kosovës në Kroaci, duhet të jenë bashkë me bashkatdhetarët.

Së paku, unë kisha qëndruar aty deri në zhbllokimin e kufirit.

Kroacia është shtet mik dhe, kur e sheh që vetë ministri apo së paku zëvendësministri po interesohet për qytetarët e vet, besoj se bën çmos që lirimin e kufirit.

Mos ta harrojmë: politikanët, në radhë të parë, janë për qytetarin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj,…