DËGJOJENI FOLËSIN HISTORIK TË RADIOS KOSOVA E LIRË 🇦🇱 NUSRET PLLANA
Legjendari i radios së UÇK-së, folësi historik Nusret Pllana!
Me zërin e Tij të fuqishëm dhe të paharrueshëm, u bë një nga simbolet më të njohura, më të dashura e më të respektuara të Radios së luftës Kosova e Lirë, gjatë luftës e pasë saj, sepse ishte Ai që përcjelli lajmin, shpresën dhe të vërtetën për popullin, Atdheun dhe Kombin shqiptar në ditët më të rënda të luftës heroike e titanike kundër Serbisë pushtuese!
Dëgjojeni me vëmendje dëshminë e tij për vendin e vetëm që ushtria pushtuese e Serbisë nuk arriti ta shkelte kurrë!
Është një rrëfim që flet për qëndresën, organizimin dhe sakrificën e luftëtarëve të lirisë, si dhe për krenarinë e një populli që nuk u përkul kurrë para pushtuesit serb dhe tradhëtarëve!
Lavdi luftës historike të UÇKsë!
Lavdi Heronjve dhe Dëshmorëve të Kombit!
Ismet Sylejmani
Prishtinë, 19 Korrik 2026





