Kërkoi këmbimin e 600 dollarëve në euro, paratë ishin të falsifikuara

19 korrik 2026 | 09:05

Policia e Kosovës është duke hetuar një rast të dyshuar të mashtrimit me para të falsifikuara, i raportuar në Fushë Kosovë.

Sipas raportit policor, ngjarja ka ndodhur më 16 korrik 2026, rreth orës 05:05, në një lokal në rrugën e Pejës, ku një person i panjohur kishte kërkuar këmbimin e 600 dollarëve amerikanë në euro. Ankuesi kishte kryer këmbimin në këmbimore.

Dy ditë më vonë, më 18 korrik, ankuesi kishte vërejtur se kartëmonedhat prej 600 dollarësh ishin të falsifikuara.

“Rr. e Pejës, Fushë Kosovë 16.07.2026 – 05:05. Dyshohet se një person i pa njohur në një lokal kishte kërkuar këmbimin e 600 dollarëve amerikan në euro, gjë që ankuesi e kishte kryer këtë shërbim në këmbimore. Me datë 18.07.2026 ankuesi i kishte vërejtur që dollarët janë të falsifikuara. Rasti është duke u hetuar”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës i ka kërkuar Bashkimit Evropian (BE) të…