Dyshime për varrezë masive në bodrumin e ish-Shkollës Teknike në Obiliq? Policia në vendngjarje

08 shtator 2026 | 14:00

Ish-Shkolla Teknike në Obiliq, nga objekti i së cilës nxënësit shqiptarë ishin dëbuar në vitin 1990, është liruar këtë vit pas 27 vitesh uzurpimi dhe ka nisur të pastrohet nga Komuna e Obiliqit.

Gjatë punimeve në objekt janë hasur edhe pamje dhe objekte të pazakonta në bodrum, përfshirë thasë të varur në tavan dhe një gropë të madhe.

Sipas informacioneve nga vendi i ngjarjes, në këtë objekt është zbuluar edhe një ambulancë që dyshohet se i ka përkitur strukturave ilegale serbe. Gjithashtu, dyshohet se në këtë objekt mund të ketë edhe një varrezë masive nga lufta e fundit në Kosovë.

Për këto pretendime, deri më tani nuk ka konfirmim zyrtar nga institucionet.

“Lajmi.net” sjell pamje nga vendi i ngjarjes:

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Speciale tashmë ka bërë publike detajet që lidhen me…