Ramush Haradinaj vlerëson familjen Gjocaj: Brez pas brezi i qëndroi besnike kombit dhe atdheut
Ish-kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vlerësuar kontributin e familjes Gjocaj në luftën për lirinë e Kosovës, duke e cilësuar atë si një familje që brez pas brezi i ka qëndruar besnike kombit dhe atdheut.
Përmes një postimi në ‘Facebook’, Haradinaj tha se shqiptarët mbijetuan falë familjeve që në të gjitha kohërat i qëndruan besnike kombit, ndërsa familjen Gjocaj e veçoi si një nga shembujt më të mirë të këtij përkushtimi.
Ai rikujtoi se gjatë luftës së UÇK-së, babai Avdyl Gjocaj, së bashku me djemtë e tij, Muhametin, Shpendin, Blerimin dhe Qerimin, iu përgjigjën thirrjes së atdheut.
Postimi i plotë i tij:
Shqiptarët mbijetuan falë familjeve që i qëndruan besnike kombit në të gjitha kohërat. Një ndër to është edhe familja Gjocaj, e cila brez pas brezi mbeti shqiptare dhe patriote, gjithmonë besnike ndaj atdheut.
Në luftën e lavdishme të UÇK-së, babai Avdyl Gjocaj, së bashku me djemtë e tij, Muhametin, Shpendin, Blerimin dhe Qerimin, iu përgjigjën thirrjes së atdheut.
Blerimi dhe Qerimi u plagosën rëndë. Blerimi më 14 prill 1999 në Koshare, ndërsa Qerimi në betejën e Zharrës më 28 korrik 1998 atdheut ia fali gjymtyrët e trupit për të ardhur te liria.
Ndërsa shtëpia e familjes Gjocaj ishte kthyer në qendrën e qindra luftëtarëve nga e gjithë Kosova, që vinin e shkonin për armatim.
Familja Gjocaj, jetofshi përherë me nder e lavdi!




