Suharekasi “feston” me kallashnikov në aheng familjar, dërgohet në mbajtje

19 korrik 2026 | 09:18

Policia e Kosovës ka njoftuar se e ka arrestuar një person në Budakovë të Suharekës, pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në një aheng familjar.

Ngjarja ka ndodhur në paraditen e së shtunës dhe policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes.

Sipas njoftimit, aty është sekuestruar arma me të cilën është shtënë, që është e llojit AK-47.

Kurse, janë sekuestruar edhe pesë gëzhoja.

“Është arrestuar i dyshuari m/k, pasi që  kishte shtënë disa herë me armë zjarri në një aheng familjarë. Arma AK-47 dhe pesë gëzhoja janë sekuestruar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”, thuhet në njoftim.

Ndaj tij është iniciuar rasti nën dyshimin se ka kryer veprën penale të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm dhe të shtëna me armë zjarri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Si pasojë e një aksidenti të rëndë me një motor…