Zjarr në deponinë e gomave në Prishtinë, evakuohen banorët

07 shtator 2026 | 19:17

Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme një deponi të gomave në rrugën “Fatime Sokoli”, në Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Enis Pllana, e ka konfirmuar rastin, duke bërë të ditur se policia ka pranuar informatën për zjarrin rreth orës 16:00.

Menjëherë pas pranimit të informatës, njësitet policore dhe ekipet e zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Për shkaqe sigurie, është bërë evakuimi i banorëve të zonës, ndërsa zjarrfikësit janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme për lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit.

Për momentin nuk raportohet për persona të lënduar.

“Sot, rreth orës 16:00, Policia ka pranuar informatën për një zjarr në rrugën “Fatime Sokoli”, në Prishtinë. Menjëherë pas pranimit të informatës, njësitet policore dhe ekipet e zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes. Për shkaqe sigurie, është bërë evakuimi i banorëve të zonës, ndërsa zjarrfikësit janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme për lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka deklaruar se 12 dhe…