Fillon vaksinimi kundër gripit sezonal në Prishtinë (orari)

22 tetor 2026 | 08:51

Sot ka nisur vaksinimi kundër gripit sezonal në Qendrat e Mjekësisë Familjare në Prishtinë.

Qytetarët këtë shërbim mund ta marrin në QKMF-në më të afërt ku ka njësi vaksinimi.

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në kryeqytet njofton banorët e Prishtinës që për vaksinim duhet të kenë me vetë letërnjoftimin ose certifikatën e lindjes me nr. personal për fëmijët e vegjël, për shkak të regjistrimit të të dhënave në sistem.

Orari i vaksinimit në QKMF është nga ora 07:00-20:00 kurse në QMF nga ora 07:00-13:30.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Komuna e Hanit të Elezit dhe Komuna e Çuçer-Sandevës nga…