Hani i Elezit dhe Çuçer-Sandeva nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi për projekte të përbashkëta
Komuna e Hanit të Elezit dhe Komuna e Çuçer-Sandevës nga Maqedonia e Veriut kanë nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi, me qëllim të zhvillimit të projekteve dhe iniciativave të përbashkëta ndërkufitare.
Memorandumi u nënshkrua në Han të Elezit nga kryetari i kësaj komune, Mehmet Ballazhi, dhe kryetari i Komunës së Çuçer-Sandevës, Zoran Bajovski.
Ky bashkëpunim synon të nxisë zhvillimin ekonomik, të mbështesë bizneset lokale dhe të krijojë mundësi të reja për qytetarët e të dyja komunave.
Kryetari i Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi, ka theksuar rëndësinë e partneritetit dhe angazhimit të përbashkët për realizimin e projekteve konkrete në interes të të dyja komunave.
Përmes këtij memorandumi, palët synojnë të forcojnë bashkëpunimin ndërinstitucional dhe të krijojnë mundësi të reja për zhvillim të qëndrueshëm përtej kufijve.




