Kufiri te Dheu i Bardhë mbetet pika me pritjet më të gjata

20 korrik 2026 | 10:20

Sipas të dhënave të fundit të Qendrës për Menaxhimin e Kufirit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, shumica e vendkalimeve kufitare kanë qarkullim të rregullt dhe pa pritje të konsiderueshme.

Në shumicën e pikave kufitare, koha e pritjes për automjete në hyrje dhe dalje sillet nga 1 deri në 10 minuta, pa krijim të kolonave.

Përjashtim paraqet pika kufitare Dheu i Bardhë, ku në hyrje është raportuar pritje deri në 25 minuta, ndërsa kolona e automjeteve arrin rreth 300 metra. Në dalje nga kjo pikë, pritja është rreth 15 minuta, me kolonë rreth 200 metra.

Në pikat e tjera kufitare, përfshirë Bërnjakun, Jarinjen, Merdarën, Hanin e Elezit, Vërmicën, Kullën dhe Qafën e Morinës, qarkullimi paraqitet i lirë, me pritje minimale dhe pa kolona të regjistruara.

Për kamionë, gjendja është e qetë në të gjitha pikat kufitare, me pritje prej rreth 3–5 minutash dhe pa kolona.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në pak më shumë se dy javë Kuvendi i Kosovës…