Leo Messi flet për herë të parë pasi humbi finalen e Botërorit

20 korrik 2026 | 20:14

Argjentina mbrëmë dështoi që të mbronte titullin e kampionit të botës. “La Albiceleste”, u mposhtën nga kampionët e rinj, Spanja me rezultat 1-0 pas golit të Ferran Torresit në vazhdime.

Këtë humbje e kishte përjetuar rëndë ylli dhe kapiteni i Argjentinës, Lionel Messi i cili kishte qarë pas humbjes në këtë finale.

Teksa pas kësaj finale ai foli për herë të parë duke bërë një shkrim emocionues, teksa po ashtu përgëzoi Spanjën për këtë fitore.

“Dhimbja është e madhe, do të duhet kohë që kjo plagë të shërohet. Por unë gjithashtu zgjedh të mbaj mend të gjitha gjërat e mira, të gjitha ndeshjet që i ndryshuam duke dhënë gjithçka dhe momentet që do të mbeten në kujtesën tonë përgjithmonë. Do ta kujtoj gjithmonë mbështetjen e një vendi të tërë që, së bashku me punën dhe përpjekjet e këtij grupi, na riktheu edhe një herë midis ekipeve më të mira në botë. Sot, është e vështirë të vlerësosh atë që arritëm… por ky grup ka arritur vërtet në dy finale radhazi të Kupës së Botës. Faleminderit nga thellësia e zemrës sime për çdo përshëndetje dhe çdo mesazh. Edhe një herë, arritëm të bashkohemi si një vend dhe të qëndrojmë të bashkuar, duke ndarë krenarinë e madhe të të qenit argjentinas. Dua gjithashtu të përgëzoj Spanjën për fitoren e Kupës së Botës”, u shpreh Messi.

“La Pulga”, pati një Botëror për t’u mbajtur mend pasi që kishte shënuar 8 gola dhe bëri 4 asistime.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka lëshuar një paralajmërim të…