Spanja kampione e botës, rezistenca e Argjentinës thyhet në shtesë
Spanja ka triumfuar në Kupën e Botës 2026, pasi ka mposhtur Argjentinën me rezultat 1:0 pas vazhdimeve në finalen e madhe të zhvilluar në New Jersey.
“La Roja” ishte skuadra që dominoi për pjesën më të madhe të ndeshjes, duke kontrolluar topin dhe duke ushtruar presion të vazhdueshëm ndaj mbrojtjes argjentinase. Spanja krijoi më shumë raste, por për një kohë të gjatë nuk arriti ta gjente golin përballë një Argjentine që u mbrojt me shumë disiplinë.
Pas 90 minutash lojë pa gola, finalja shkoi në vazhdime. Argjentina e pati edhe më të vështirë pasi mbeti me 10 lojtarë në minutën e 93-të, pas përjashtimit të Enzo Fernández me karton të kuq.
Në minutën e 106-të erdhi momenti vendimtar. Ferran Torres shënoi golin e fitores, duke i dhënë Spanjës trofeun e dytë të Kupës së Botës në histori.
Spanja e mbyll kështu një turne të jashtëzakonshëm, ndërsa Argjentina nuk arriti ta mbrojë titullin e fituar në Botërorin e kalua.




