De la Fuente hyn në histori, bëhet trajneri më i vjetër që e fiton Kupën e Botës

21 korrik 2026 | 11:52

Triumfi i Spanjës në Kupën e Botës ishte, mbi të gjitha, triumfi i trajnerit Luis de la Fuente.

Pas fitores 1-0 ndaj Argjentinës në finalen e zhvilluar në New Jersey, trajneri spanjoll hyri në historinë e futbollit botëror si trajneri më i moshuar që e ka fituar ndonjëherë një Kampionat Botëror.

De la Fuente e ngriti trofeun në moshën 65 vjeç e 29 ditë, duke e thyer rekordin e mëparshëm që mbahej nga Vicente del Bosque, i cili e udhëhoqi Spanjën drejt titullit botëror në vitin 2010, në moshën 59-vjeçare.

Në vendin e tretë të kësaj liste historike renditet Marcello Lippi, kampion bote me Italinë në vitin 2006, kur ishte 58 vjeç.

Pas një karriere të gjatë me kombëtaret e moshave të Spanjës, De la Fuente e shton edhe një sukses madhor në CV-në e tij.

Një fakt interesant është se ai ka qenë edhe pedagog i Lionel Scalonit gjatë kursit për licencën e trajnerit në Spanjë.

Ndërkohë, në rrjetet sociale nuk munguan as komentet me humor.

Shumë tifozë bënë shaka se De la Fuente e “theu mallkimin” e trajnerëve plotësisht tullacë, pasi deri më tani asnjë trajner pa flokë nuk kishte arritur ta fitonte Kupën e Botës.

Në anën tjetër të historisë qëndrojnë trajnerët më të rinj kampionë bote: Alberto Suppici fitoi me Uruguain në vitin 1930, në moshën vetëm 31-vjeçare, Mário Zagallo triumfoi me Brazilin në vitin 1970, në moshën 38-vjeçare, ndërsa César Luis Menotti e udhëhoqi Argjentinën drejt titullit në vitin 1978, kur ishte 39 vjeç.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Paraqitjet mbresëlënëse të Rodrit në Kupën e Botës i kanë…