Fantastike: Edon Zhegrova e fiton edhe një shans te Juventusi

21 korrik 2026 | 21:32

Sulmuesi Edon Zhegrova do të ketë edhe një tjetër mundësi për ta dëshmuar kualitetin te Juventusi.

Pas një sezoni zhgënjyes që e ndoqi me lëndime të shumta dhe pak minuta në fushë, “Zonja e Vjetër” më saktësisht trajneri Luciano Spalletti ka vendosur t’i jep edhe një mundësi yllit të Kosovës për ta dëshmuar kualitetin.

Sipas asaj që raporton gazeta e madhe italiane “Gazzetta dello Sport”, Juventusi ka vendosur t’ia plotësojë dëshirën Zhegrovës për të qëndruar edhe një tjetër vit.

E tërë kjo u mundësua përmes Nico Gonzalez, pra mesfushorit argjentinas i cili ia ka bërë të qartë klubit italian se nuk e konsideron fare qëndrimin në Torino.

“Nico Gonzalez e ka bërë tashmë të qartë se nuk është i interesuar për të qëndruar në Torino. Ka mundësi reale që argjentinasi t’i bashkohet një ekipi të ri. Ai dëshiron të qëndrojë te Atletico, por negociatat nevojiten për ta kompletuar marrëveshjen”.

“Dëshira e Nicos për t’u larguar, i jep një tjetër shans Edon Zhegrovën për ta kapërcyer nivelin e dobët që tregoi në sezonin e tij të parë”, raporton gazeta italiane.

AdvertisementYlli i Kosovës gjatë tërë verës e ka bërë të qartë se dëshiron të mbetet në Torino, ngase përpos që refuzoi të negociojë me klubet e interesuara edhe shkoi në parapërgatitje më herët.

Zhegrova ka për synim sa më parë të zërë vend te Juventusi, si dhe të rifitojë vendin e titullarit edhe te Kombëtarja e Kosovës në muajin shtator./Periskopi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) ka kërkuar nga institucionet…