FIFA mbyll çështjen Paredes, ia heq kartonin e kuq

21 korrik 2026 | 14:35

Mesfushori i Argjentinës, Leandro Paredes ishte mjaft aktiv pas përfundimit të finales së Botërorit 2026, në të cilën Spanja fitoi 1:0 për t’u shpallur kampione e botës.

Paredes pas finales ishte shumë agresiv, duke sulmuar lojtarët e Spanjës, në veçanti Gavin, të cilin edhe e grushtoi.

Për këtë veprim, u raportua se Paredes ishte ndëshkuar me karton të kuq pas ndeshjes, informacion që u shfaq edhe në sistemin zyrtar të FIFA-s.

Megjithatë, FIFA ka sqaruar gjithçka duke bërë me dije se bëhej për një gabim teknik, të cilin tashmë e ka përmirësuar.

Pra, kartoni i kuq i Paredesit nuk është zyrtarizuar dhe FIFA ka bërë me dije se karshi futbollistit nuk do të merret asnjë masë disiplinore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në pak sekonda mund ta zgjedhësh qytetin. Më pas kombësinë,…