Selimi parashikon koalicionin LV-LDK: Konjufca president, Abdixhiku zëvendëskryeministër, Osmani kryetare e Kuvendit
21 korrik 2026
| 14:57
Ish-ministri i Jashtëm, Petrit Selimi, ka publikuar një skenar të mundshëm për arritjen e një marrëveshjeje politike mes LV-së dhe LDK-së për formimin e institucioneve të reja në Kosovë.
Përmes një postimi në rrjetin X, Selimi shkruan se Glauk Konjufca mund të jetë kandidat për president nëse LDK-ja hyn në koalicion, ndërsa Vjosa Osmani mund të marrë postin e kryetares së Kuvendit.
Ai shton se Lumir Abdixhiku mund të jetë zëvendëskryeministër dhe ministër i Jashtëm, duke përmendur se realizimi i këtij skenari varet edhe nga pjesëmarrja e AAK-së në seancë, si dhe nga pranimi nga Albin Kurti i projektit për gazpërçuesin amerikan të LNG-së.




