Nufi për deklaratën e ministres serbe: E papranueshme!

21 korrik 2026 | 14:42

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, e ka konsideruar si skandaloze dhe të papranueshme deklaratën e ministres serbe, Snezhana Paunoviq, e cila është shprehur se, po të kishte qenë në vend të Millosheviqit, do të kishte kryer spastrim etnik në Kosovë.

Në konferencën e mbajtur sot për mediat, Nufi ka vënë në dukje se çdo përkrahje dhe heshtje përballë një deklarate të tillë është po aq vrastare.

“Besoj se deklarata është skandaloze, e papranueshme, besoj që çdo koment mbi natyrën e asaj deklarate, përveç këtyre dy fjalëve, është i pavend. Është e papranueshme sot që të ketë një deklaratë të tillë. Është shprehur kryeministri, është shprehur Ministria e Jashtme. Unë, si ministër i Mbrojtjes, mund të bashkohem plotësisht me qëndrimin e kryeministrit. Besoj se edhe vetë reagimi në Serbi ka treguar që edhe atje, njerëzit e arsyes, kanë atë qëndrim evropian që ne duam të shohim nga pala serbe. Çdo retorikë e kësaj natyre është e papranueshme dhe e dënueshme. Çdo përkrahje dhe heshtje përballë një deklarate të tillë është po aq vrastare”, ka deklaruar Nufi, raporton “A2”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Profesori universitar dhe eksperti i bujqësisë, Imer Rusinovci, ka kërkuar…