Ambasadori britanik takohet me drejtuesit e OVLUÇK-së

07 shtator 2026 | 16:45

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVLUÇK) ka bërë me dije se kryetari Hysni Gucati, së bashku me bashkëpunëtorë, ka pritur sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Sipas OVLUÇK-së, gjatë takimit është diskutuar për çështjet dhe preokupimet kryesore të veteranëve të UÇK-së, si dhe për zhvillimet aktuale që lidhen me ta.

Në takim është theksuar rëndësia e miqësisë dhe partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, ndërsa është vlerësuar mbështetja dhe kontributi i vazhdueshëm britanik për Kosovën.

Njoftimi i plotë:

Sot, kryetari z. Hysni Gucati, së bashku me bashkëpunëtorë, priti në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Republikën e Kosovës, z. Jonathan Hargreaves.

Gjatë takimit u diskutua për çështjet dhe preokupimet kryesore të veteranëve të UÇK-së, si dhe për zhvillimet aktuale që lidhen me ta.

Në këtë takim theksuam rëndësinë e miqësisë së qëndrueshme dhe partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, duke vlerësuar lart mbështetjen dhe kontributin e saj të vazhdueshëm për vendin tonë.

Takime të tilla janë të rëndësishme për të përcjellë drejtpërdrejt zërin e veteranëve tanë te miqtë dhe partnerët ndërkombëtarë të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka uruar pjesëtarët e Policisë…