Ish-shefi i stafit të Osmanit flet për një sondazh të ri: LDK-ja e AAK-ja nën 10 për qind, PDK-ja e LV-ja pa ndryshime të mëdha

22 tetor 2026 | 15:33

Ish-shefi i stafit të Vjosa Osmanit gjatë kohës kur ajo ishte presidente, Blerim Vela, ka publikuar disa të dhëna që, sipas tij, i përkasin një sondazhi të kryer së fundmi.

Sipas Velës, Lëvizja Vetëvendosje (LV) dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK) nuk kanë shënuar ndryshime të mëdha në përqindje, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dallojnë me vetëm një pikë përqindjeje, me të dyja partitë nën 10 për qind.

“Sipas një sondazhi të kryer në 30 ditët e fundit, konfigurimi politik i Kosovës po pëson lëvizje graduale, e cila mund të hapë rrugë për lindjen e një force të re politike.

LV-ja dhe PDK-ja nuk kanë ndryshime të mëdha në përqindje, ndërsa LDK-ja dhe AAK-ja ndahen vetëm me një pikë përqindjeje (të dyja nën 10 për qind)”, ka shkruar Vela.

Sipas tij, këto zhvillime mund të krijojnë hapësirë për një parti të re politike në vend.

“Në këtë kontekst, mund të paraqitet hapësirë për themelimin e një partie të re me orientim të djathtë, e aftë të artikulojë ofertë politike që u përgjigjet si ndjeshmërive të votuesve të rinj, ashtu edhe atyre të zonave urbane dhe rurale, që ndihen të papërfaqësuar nga partitë aktuale”, ka shkruar ai në platformën “X”.

 

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Parlamenti Evropian i dha të enjten Gjykatës Ndërkombëtare Penale Çmimin…