Osmani në përvjetorin e Gjykatës Kushtetuese: Nuk duhet të jetë zgjatim i politikës e as peng i pushtetit

22 tetor 2026 | 15:43

Ish-presidentja dhe deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka publikuar një fotografi ku shfaqet së bashku me presidenten e vendit, Justina Pula-Shiroka, si dhe me dy ish-presidentët e Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe Atifete Jahjaga, në shënimin e 17-vjetorit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Osmani ka theksuar se Gjykata Kushtetuese nuk duhet të jetë as zgjatim i politikës dhe as peng i interesave të pushtetit, por gardiane e pavarur e Kushtetutës.

“Legjitimiteti i demokracisë qëndron te drejtësia që nuk i nënshtrohet politikës, por i shërben vetëm Kushtetutës, shtetit dhe interesit të qytetarëve”, ka thënë ajo.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kuvendi i Komunës së Tuzit ka hapur rrugën për nisjen…