Shukri Buja nderon heroin Rexhep Bislimi dhe dëshmorin Kadrush Ilazi në 28-vjetorin e rënies

21 korrik 2026 | 18:45

Ish-komandanti i UÇK-së në Zonën e Nerodimës, Shukri Buja, ka bërë homazhe pranë varreve të Heroit të Kosovës, Rexhep Bislimi, dhe dëshmorit Kadrush Ilazi, në 28-vjetorin e rënies së tyre heroike.

Në mesazhin e tij përkujtimor, Buja theksoi se Rexhep Bislimi ishte një ndër veprimtarët, organizatorët dhe luftëtarët e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe komandant i njësitit të Ferizajt në fillimet e luftës çlirimtare.

“Kanë kaluar 28 vjet nga rënia heroike e Rexhep Bislimit. Ai zgjodhi rrugën më të vështirë, rrugën e sakrificës për lirinë e atdheut, duke e vulosur me gjakun e tij idealin për një Kosovë të lirë dhe të pavarur.

Liria që e gëzojmë sot nuk erdhi si dhuratë. Ajo u fitua me gjakun e dëshmorëve, me sakrificën e heronjve dhe me qëndresën e popullit tonë. Prandaj, kujtimi për ta nuk është vetëm detyrim moral, por amanet që duhet ta ruajmë e ta përcjellim brez pas brezi.

Përulemi me respekt të pafund para veprës së Rexhep Bislimit, Kadrush Ilazit dhe të gjithë atyre që dhanë jetën për atdhe.

Lavdi e përjetshme Heroit të Kosovës, Rexhep Bislimi!
Lavdi dëshmorit Kadrush Ilazi!
Lavdi të gjithë dëshmorëve dhe heronjve të kombit!”, ka shkruar Buja.

Homazhet u zhvilluan në shenjë nderimi dhe mirënjohjeje për sakrificën e Rexhep Bislimit, Kadrush Ilazit dhe të gjithë atyre që ranë për lirinë e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
 Lidhja e Bizneseve të Kosovës ka shprehur shqetësim të thellë…