Zidane zëvendëson Deschampsin te Franca

21 korrik 2026 | 11:19

Legjenda Zinedine Zidane do ta drejtojë kombëtaren e Francës në futboll deri në verën e vitit 2030.

Prej kohësh është pritur që Zidane ta zëvendësojë Didier Deschampsin te Franca, dhe kjo tashmë është punë e kryer, kanë njoftuar mediumet franceze.

Marrëveshja mes Zidanet dhe federatës franceze tashmë është arritur, ndërsa ka mbetur vetëm prezantimi i ish-mesfushorit të Real Madridit.

Fokusi i Zidanet si selektor i Francës, do të jetë Evropiani i vitit 2028 dhe Kupa e Botës 2030.

Franca ishte favorite për triumf në Botërorin e këtij viti, por u ndalë në gjysmëfinale nga Spanja, kombëtare që u shpall kampione e botës.

Zidane ka shkruar histori si lojtar me Francën, ndërsa si trajner ka punuar vetëm te Real Madridi, skuadër me të cilën nuk i kanë munguarsukseset.

54-vjeçari si lojtar ka regjistruar 108 ndeshje për Francën, si dhe ka shënuar 31 gola me fanellën e “Gjelave”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka nisur mëngjesin e sotëm asistimin në…