Ali Ahmeti pret sportistin e ri nga Tetova, Muhammed Dauti

22 korrik 2026 | 22:43

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, sot priti në takim sportistin e ri 12-vjeçar nga Tetova, Muhammed Dauti, i cili ka arritur një sukses të veçantë në paraqitjen e tij të parë në disiplinat Kickboxing & MMA.

Muhammed Dauti u shpall fitues në Garat Ballkanike të Sporteve Marciale, të zhvilluara në Tetovë, duke dëshmuar talentin, disiplinën dhe përkushtimin e tij në këtë fushë sportive.

Gjatë takimit, z. Ali Ahmeti e përgëzoi sportistin e ri për këtë rezultat të rëndësishëm dhe vlerësoi angazhimin e tij, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së të rinjve që me punë, vullnet dhe përkushtim arrijnë suksese dhe bëhen shembull për gjeneratat e reja.

Me këtë rast, Muhammed Dauti shprehu mirënjohjen e tij për pritjen dhe përkrahjen, duke i dedikuar Ali Ahmetit medaljen dhe diplomën e tij të parë si shenjë respekti dhe falënderimi për mbështetjen gjatë rrugëtimit të tij.

Ja postimi plotë:

Sot pata kënaqësinë të mirëpres sportistin e ri 12-vjeçar nga Tetova, Muhammed Dauti, i cili ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm në paraqitjen e tij të parë në disiplinat Kickboxing & MMA, duke u shpallur fitues në Garat Ballkanike të Sporteve Marciale, të organizuara në Tetovë.

Ky sukses është dëshmi e talentit, përkushtimit dhe punës së palodhur të Muhammedit, si dhe një motivim për të gjithë të rinjtë që merren me sport.

I urova Muhammedit suksese të vazhdueshme në rrugëtimin e tij sportiv, me bindjen se ky është vetëm fillimi i një karriere të ndritur dhe i shumë arritjeve të tjera që do ta bëjnë krenare Tetovën dhe vendin tonë.

Urime për këtë sukses të merituar!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania izraelite Israel Aerospace Industries (IAI) ka prezantuar një sistem…