Klubi i Shigjetarisë Tradicionale në Prizren do ta përfaqësojë Kosovën në arenën ndërkombëtare

22 korrik 2026 | 11:00

Klubi i Shigjetarisë Tradicionale në Prizren, anëtar i Federatës së Shigjetarisë së Kosovës, do ta përfaqësojë Kosovën në garat ndërkombëtare.

Kjo është bërë me dije në një njoftim nga ky klub.

Ata do të marrin pjesë në garën ndërkombëtare Conquest Cup KKTC, e cila do të mbahet në Lefkoshë, Qipro Veriore, nga 29 korriku deri më 3 gusht 2026.

“Klubi ynë do të marrë pjesë në këtë garë me një delegacion të përbërë nga gjashtë sportistë dhe një trajner, të cilët do ta përfaqësojnë me krenari Kosovën dhe vlerat e shigjetarisë tradicionale në arenën ndërkombëtare. Pjesëmarrja jonë në këtë aktivitet është një mundësi e rëndësishme për promovimin e sportit, kulturës dhe traditës sonë, duke forcuar njëkohësisht bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e shigjetarisë. Një falënderim i veçantë shkon për YTB – Presidency for Turks Abroad and Related Communities, për mbështetjen e tyre të çmuar, e cila bëri të mundur pjesëmarrjen tonë në këtë aktivitet ndërkombëtar”, është thënë në njoftim.

May be an image of text that says '← FETİH KUPASI KKTC Kosova Ksovadanuduslarsngele dan uluslararası geleneksel okçuluk müsabakasına katılım LEFKOŞA world worldarcher rchery kosovo LEFKOŞA, KKTC 29 TEMMUZ- 03 AĞUSTOS 2026 GE GELENEK DİSİPLİN AZİM SAYGI VE SORUMLULUK Destekleyen: YTB YURTDIŞI YURTDIŞITÜRKLER TÜRKLER VE VEAKRABATOPLULUKLARBAŞKANLIG LUKL AR BAŞKANL GI AKRABA TOPLU HEDEFTE BIRLIK, HEDEFTEBİRLİK,ZİRVEDEBAŞARI!L ZİRVEDEBAŞARI!'

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj,…