Thaçi kërkoi lirim nga burgu dhe ofroi dorëzani 50 mijë euro, reagon ZPS-ja

22 korrik 2026 | 15:26

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ka kundërshtuar kërkesën e mbrojtjes së Hashim Thaçit për lirimin e përkohshëm të ish-presidentit të Kosovës nga burgu. Sipas kryeprokurores amerikane, Kimberly West, Thaçi duhet të mbetet në paraburgim.

“Përparimi i vazhdueshëm dhe i shpejtë i këtij procesi gjyqësor, përfshirë afatin kohor për çdo mocion përfundimtar lidhur me provat, gjithashtu mbështet vazhdimin e paraburgimit të THAÇIT”, është thënë në shkresën e West.

Gjithashtu, prokurorja amerikane ka përmendur rrezikun për kryerjen e veprave të tjera penale dhe ndërhyrjen në procedura.

“Konstatimet e vazhdueshme mbi ekzistencën e rreziqeve sipas nenit 41(6)(b) që i atribuohen THAÇIT në këtë çështje mbeten të vlefshme. Ato janë bërë mbi bazën e një numri të madh faktorësh të arsyetuar dhe të individualizuar, dhe asnjë kusht i mundshëm për lirimin e tij nuk mund t’i zbusë ato në mënyrë të mjaftueshme”, është thënë në dokumentin e ZPS-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkëthemeluesit e Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB) vlerësuan se Kosova…