Trumpi paralajmëron Iranin: Nëse sulmon anije në Hormuz, ShBA-ja do të bombardojë ura dhe centrale

22 korrik 2026 | 16:55

Presidenti amerikan Donald Trump e ka paralajmëruar Iranin se, nëse sulmon një anije në Ngushticën e Hormuzit, ShBA-ja do të “bombardojë dhe shkatërrojë një urë ose central elektrik” në Teheran.

Në një postim në platformën e tij Truth Social, Trump ka thënë se ky paralajmërim do të jetë në fuqi “nga kjo pikë e tutje”, pavarësisht nëse Irani përdor një “raketë, dron apo ndonjë pajisje apo armë tjetër”.

Ai ka thënë se objektivat do të përfshijnë edhe infrastrukturën që ndodhet pranë ose brenda kryeqytetit iranian.

Nuk është hera e parë që Trumpi ka kërcënuar me shkatërrimin e infrastrukturës në Iran.

Në një intervistë për Fox News javën e kaluar, ai ka thënë se ShBA-ja do të sulmonte centrale dhe ura në Iran nëse ky vend nuk do të ulej në tryezën e negociatave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme…