Agim Ademi përkujton Fadil Vokrrin në ditëlindjen e tij: Përjetësisht legjendë!

23 korrik 2026 | 14:20

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) dhe presidenti i saj, Agim Ademi, kanë përkujtuar legjendën e futbollit kosovar, Fadil Vokrrin, në ditën e lindjes së tij.

Në një postim të publikuar, FFK-ja e ka cilësuar Vokrrin si një figurë që nuk do të harrohet kurrë, duke theksuar se ai ishte më shumë se një futbollist, pasi mishëroi ëndrrën dhe krenarinë e futbollit të Kosovës.

“Fadili ishte nga ata njerëz që nuk e shihnin futbollin vetëm si lojë. Për të, futbolli ishte mision, ishte dashuri, ishte një mënyrë për ta ngritur emrin e Kosovës aty ku e meritonte”, është thënë në postim.

FFK-ja ka rikujtuar edhe rolin e rëndësishëm të Vokrrit në krye të federatës, në periudhën kur futbolli i Kosovës u pranua në organizatat ndërkombëtare.

“Së bashku ndamë sfida, besim dhe një qëllim të përbashkët: ta shihnim futbollin e Kosovës të pranuar në familjen e madhe të futbollit botëror”, është thënë më tej.

Në fund të mesazhit është theksuar se emri dhe vepra e Fadil Vokrrit vazhdojnë të jetojnë përmes stadiumit që mban emrin e tij dhe brezave të rinj që frymëzohen nga rrugëtimi i tij.

“Fadil Vokrri nuk është vetëm një kujtim. Ai është një frymëzim. Është pjesë e çdo hapi që bën futbolli ynë drejt së ardhmes. Përjetësisht legjendë!”, është thënë në postimin e FFK-së dhe presidentit Agim Ademi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vendet e Bashkimit Evropian janë pajtuar për paketën e 21-të…