Kolona në disa pika kufitare, pritje deri në një orë në hyrje të Kosovës

23 korrik 2026 | 14:10

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat për gjendjen në pikat kufitare të Kosovës, ku në disa vendkalime janë raportuar pritje më të gjata dhe kolona të automjeteve.

Sipas të dhënave të fundit, pritjet më të gjata janë regjistruar në pikën kufitare në Muçibabë, ku për të hyrë në Kosovë qytetarët po presin deri në 60 minuta, ndërsa kolona e automjeteve arrin deri në një kilometër.

Fluks i shtuar është raportuar edhe në pikën kufitare në Dheun e Bardhë. Në hyrje, pritjet janë deri në 60 minuta, me kolonë prej rreth 150 metrash, ndërsa në dalje pritjet janë rreth 25 minuta, me kolonë prej 90 metrash.

Në pikën kufitare në Han të Elezit, pritjet për hyrje janë rreth 15 minuta, me kolonë prej 100 metrash, ndërsa në dalje pritjet arrijnë deri në pesë minuta.

Në pikat e tjera kufitare, përfshirë Bërnjakun, Jarinjën, Kullën, Merdarën, Mutivodën, Qafën e Morinës, Qafën e Prushit, Stançiqin, Vërmicën dhe Glloboçicën, pritjet variojnë nga dy deri në 15 minuta dhe nuk janë raportuar kolona të gjata.

Të dhënat e Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar janë përditësuar më 23 korrik 2026, në orën 13:26.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Futbollit e Italisë ka konfirmuar bisedimet me trajnerin…