Kryeprokurori i ri takohet me shefin e AKI-së, dakordohen për thellim të bashkëpunimit

23 korrik 2026 | 14:33

Kryeprokurori i shtetit, Zejnulla Gashi, ka zhvilluar një takim pune me drejtorin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Petrit Ajeti.

Me këtë rast, drejtori i AKI-së e ka uruar kryeprokurorin e shtetit për marrjen e detyrës, duke i dëshiruar sukses në ushtrimin e mandatit të tij.

Gjatë takimit, të dy udhëheqësit e institucioneve kanë konfirmuar përkushtimin e tyre për thellimin e bashkëpunimit profesional dhe institucional, në përputhje me kompetencat ligjore, me qëllim forcimin e sundimit të ligjit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me rastin e 66-vjetorit të lindjes së legjendës së futbollit…