Ky është personi që u vra aksidentalisht në Bjeshkët e Strellcit
23 korrik 2026
| 17:14
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Strellc të Epërm të komunës së Deçanit.
Dyshohet se djali ka vrarë aksidentalisht babanë në bjeshkët e Strellcit.
Merret vesh se viktima është Shpend Hasanramaj, 59 vjeçar.
Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës.
Zëdhënësi i Policisë, Driton Rugova tha për Insajderin se vrasja ka qenë aksidentale me armë zjarri.
“Rreth ore 13:43 policia ka pranuar një informatë se në Bjeshkët e Strellcit është një person i vrarë. Informacionet fillestare dyshohet se që është vrasje aksidentale mes familjarëve, policia ka sekuesturar një armë zjarri dhe jemi në proces të verifikimit të kësaj ngjarje”, tha Rugova



