Milani do ta zyrtarizojë në ditët në vijim vazhdimin e kontratës me Modriqin

23 korrik 2026 | 14:00

Luka Modriq dhe Milani pritet të vazhdojnë bashkëpunimin edhe për një sezon tjetër.

Mesfushori kroat ka dhënë dritën jeshile për zgjatjen e kontratës me klubin kuqezi, ndërsa tashmë pritet vetëm njoftimi zyrtar nga klubi, shkruan “Tuttomercatoweb”.

Pas një sezoni të parë pozitiv në Serie A, ku ka fituar besimin e klubit dhe stafit teknik, Modriqi ka vendosur ta vazhdojë aventurën në “San Siro”.

Kontrata e re do ta mbajë atë te Milani deri në vitin 2027.

Vendimtare për vazhdimin e bashkëpunimit ka qenë edhe dëshira e trajnerit Ruben Amorim, i cili e konsideron kroatin një element shumë të rëndësishëm për skuadrën, jo vetëm për cilësitë teknike, por edhe për eksperiencën dhe ndikimin që ka në dhomën e zhveshjes.

Modriqi, i cili do t’i mbushë 41 vjet më 9 shtator, pritet të vazhdojë të jetë një nga liderët e Milanit edhe në sezonin e ardhshëm.

Mesfushori pritet t’i bashkohet skuadrës gjatë turneut në Australi, pasi të finalizohet zyrtarisht rinovimi.

Fituesi i Topit të Artë në vitin 2018 iu bashkua Milanit pas largimit nga Real Madridi, ndërsa kontrata fillestare përfshinte edhe një opsion për zgjatje deri në vitin 2027.

Tashmë gjithçka është gati që palët ta formalizojnë marrëveshjen e re.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit