Trajnerja shqiptare nominohet për “Topin e Artë”

08 shtator 2026 | 13:11

Trajnerja nga Kosova, Elena Sadiku, është nominuar për “Topin e Artë”, përkatësisht në garën për trajneren më të mirë të vitit në konkurrencën e femrave.

Sadiku e ka drejtuar Celticun në Skoci, ndërsa tani është në krye të Hackenit në Suedi. Ajo është në garë për “Ballon d’Or” me Jonatan Giraldezin e Lyonit, Andree Jeglertzin e Manchester Cityt, Nils Nielsenin e Japonisë dhe Pere Romeun e Barcelonës.

Edhe pse bëhet fjalë për futbollin e femrave, Sadiku është e vetmja trajnere e nominuar.

Sadiku është 32-vjeçare dhe njëra prej trajnereve më të vlerësuara në futbollin evropian. Me Hackenin e ka fituar garën “Europa Cup”, ndërsa me Celticun kishte fituar Premier Leaguen skoceze dhe kishte shkruar histori.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Në një fshat me traditë të pasur kulturore, arsimore e…